Ghislaine Maxwell, vajza trashëgimtare e ish-botuesitt të tabloidit “The Daily Mirror” dhe deputetit britanik Robert Maxwell, e akuzuar si bashkëpunëtore e Jeffrey Epstein (i cili kreu vetëvrasje në burg në gusht 2019), u shpall fajtore për pesë nga gjashtë pikat e akuzës kundër saj.
Ky është vendimi i një gjykatë të Nju Jorkut në SHBA pas gati 40 orësh në dhomën e këshillit. Sipas aktakuzës, ajo ka rekrutuar vajza të mitura për partnerin e saj dhe miqtë e tij, duke e ditur se ato do të abuzoheshin seksualisht.
Maxwell, 60 vjeçe, është shpallur fajtore për krime seksuale, veçanërisht për trafikim të fëmijëve dhe rrezikon deri në 40 vjet burg.
Gjyqi i Maxwell-it, e akuzuar ndër të tjera për shfrytëzim të prostitucionit të fëmijëve dhe abuzim seksual të kryer ndaj të miturve, midis viteve 1994 dhe 2004, u hap më 29 nëntor dhe pa dhjetëra dëshmitarë si protagonistë.
Në pretencën ndaj saj, prokuroria nuk pati asnjë hezitim: “Ajo ishte krahu i djathtë i Epstein, ajo e dinte se çfarë po bënte”.
Këta të fundit, në vendimin final, e cilësuan figurën e vajzës së botuesit britanik si kyçe në organizatën kriminale të financimit të pedofilëve. Në vend të kësaj, mbrojtja u përpoq ta shkëpusë gruan nga figura e financueses së rrjetit kriminal.
Me shpalljen fajtore, 60-vjeçarja lë mënjanë çdo shpresë dhe përfundimisht i thotë lamtumirë stilit të saj të vjetër dhe luksoz të jetesës, e cili prej vitesh e ka parë protagoniste me disa figura të shquara, nga ish-presidenti amerikan Bill Klinton te Princi Andrew, i cili po përpiqet të përballet me padinë civile të nisur kundër tij nga Virginia Giuffre, akuzuesja kryesore e Epstein.
Ghislaine Maxwell u largua shpejt nga salla e gjyqit ku dëgjoi vendimin e jurisë. Ajo u ngrit, i hodhi sytë vëllezërve të pranishëm dhe nuk foli as me avokatët e saj.
Xhefri Epstein, 66 vjeç, i akuzuar për pedofili, dyshohet se u vetëvra në burg në 2019, ndërsa priste gjykimin për aktet seksuale.
Në vitin 2019, dolën në pah edhe një sërë skandalesh që përfshinin edhe ish-presidentin Bill Klinton si të përfshirë në skandalin e aktivitetit seksual me të mitura.
Një pilot që kryente fluturime nga vende të ndryshme drejt ishullit të Epstein, US Virgin Island, tha se ish-presidenti amerikan kishte qenë pasagjeri i tij disa herë me radhë në vitet 2000.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



