Bill Klinton, Donald Trump, Princi Andrew, aktori Kevin Spacey, janë disa nga VIP-at që fluturuan në bordin e avionit të Jeffrey Epstein (i pagëzuar në mënyrë elokuente nga mediat amerikane si “Lolita Express”).
Këtë e pohoi ish-piloti i tij, Larry Visoski, dëshmitar i gjyqit në Nju Jork kundër Ghislaine Maxwell, ish e dashura e Epstein, e akuzuar për trafik seksual të të miturve që dyshohet se abuzoheshin seksualisht nga ish-financieri.
Visoski ka thënë se dera e kabinës ka qenë gjithmonë e mbyllur, por se gjatë fluturimeve nuk ka parë asnjë aktivitet seksual dhe as ka hipur të vetme vajza që dukeshin 20 vjet më të reja.
Në të njëjtën ditë, u dëgjua viktima e parë e supozuar, Jane, e cila ishte vetëm 14 vjeçe kur u josh dhe u manipulua nga Epstein dhe Maxwell.

Abuzimet kanë vazhduar për vite me radhë, ka qenë reagimi i prokurorëve të çështjes, me argumentin se e pandehura (Makswuell) ndodhej në dhomë edhe gjatë akteve seksuale.
Megjithatë, mbrojtja e përshkroi dëshmitaren (Jane) si një këngëtare dhe aktore të përsosur, e cila vendosi të denoncojë për t’u përfshirë në fondin e kompensimit të krijuar për viktimat e Epsteinit. “Një grabitqare”, siç pretendon prokuroria, apo “një kokë turku”, siç sugjerojnë avokatët mbrojtës?
Prandaj, ora e së vërtetës po afron për Ghislaine Maxëell, ish-të dashurën e Jeffrey Epstein, e cila rrezikon deri në 80 vjet burg për akuzën se ka joshur dhe manipuluar të mitura për t’u abuzuar seksualisht prej saj dhe miqve të Epsteinit.
Më shumë se dy vjet pas vetëvrasjes në qelinë e burgut të financierit dhe pas 500 ditësh izolim të ashpër në burg, ka nisur gjyqi i shumëpritur i trashëgimtares 59-vjeçare, vajzës së ish-deputetit britanik dhe manjatit të botimeve Robert Maxwell në një gjykatë në Manhatan, i cili humbi jetën në rrethana misterioze në vitin 1991.

Jeffrey Epstein vrau vetën në burg në rrethna misterioze në gusht 2019, ndërsa priste të gjykohej për akuzat e trafikimit seksual dhe komplotit.
Miku i personazheve të rëndësishëm botërorë, nga presidentët amerikanë te Princi britanik Andrew (djali i dytë i mbretëreshës Elizabeth), dyshohet e organizonte festa me vajza të mitura që më pas përfundonin në orgji dhe abuzime seksuale.
Princi Andrew i ka mohuar akuzat për abuzimet dhe pretendon se takimi me Epstein pas lirimit nga burgu ka qenë një gabim.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, viktima të tjera kanë dëshmuar në një gjykatë të Nju Jorkut lidhur me krimet e pretenduara të 66-vjeçarit të vetëvrarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



