Politike

Çështja e Berishës në GJKKO, vendimi për dosjen ‘Partizani’ shtyhet për të enjten

Nga Gazeta ‘Si’- Pas 6 muajsh zvarritje, nesër në 13:00 pritet më në fund të ketë një vendim për kalimin ose jo për gjykim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij dhe 3 të pandehurve të tjerë për aferën Partizani.

Në seancën paraprake në GJKKO ishin të pranishëm avokatët mbrojtës të të gjithë të akuzuarve, përfshirë edhe avokatin Luan Hasneziri, përfaqësuesi ligjor i kompanisë “Homeplan”, i cili në seancën e fundit mungoi për arsye shëndetësore.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar pushimin e çështjes me argumentin se nuk kemi vepër penale. Nga ana tjetër SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim. 

Nesër në 13:00, gjyqtarja Flojera Davidhi do duhet të vendosë nëse do kalojë dosjen e aferës Partizani për gjykim, do kthehet për hetime të mëtejshme apo do ketë pushim të çështjes.

Ndërkohë, sot Davidhi rrëzoi kërkesat e avokatëve mbrojtës për pavlefshmëri të provave të SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë