Politike

Çështja Balluku/ Berisha: Qëndrimi ynë, i njëjtë me atë të prokurorëve

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Foltoren para Kryeministrisë, iu rikthye sërish mbledhjes së sotme të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për shqyrtimin e imunitetit të Belinda Ballukut, ku u shpreh se propozimi i PD-së ishte i njëjtë me atë të Prokurorëve të SPAK.

“A ka provokim më të rëndë se ai që bënë sot. Sot, prokurorët, pas 3 muajsh, në kundërshtim me ligjin, kushtetutën e cdo gjë, u lejuan të paraqesin kërkesën e tyre. Sot hajdutët, përsëri, përkundrejt qëndrimit të deputetëve tanë njëri nga ata tha unë abstenoj. 

Por mirë jemi 5 me 4 dhe vendimi është i qartë që komisioni kërkon heqjen e imunitetit. Pas 5 minutash, Balla, i cili, kur është vetëm me të huaj një fjalë në mbrojtje nuk e thotë për të, kur është me të tjerë bën avokatin e saj, thotë jo nuk jemi dakord me propozimin tuaj. Ai ishte propozim i Prokurorëve dhe demokratët mbështesnin propozimin e Prokurorëve. Kush do t’ia heqë imunitetin asaj, qytetarët shqiptarë. Të shtunën, ora 18:00, e gjithë Shqipëria kundër imunitetit të Edi Ramës, për arrestimin e Edi Ramës dhe largimin nga pushtetit“, tha Berisha referuar protestes së ardhshme kombëtare. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë