Të martën filloi seanca gjyqësore për çështjen ‘Babale’, ku i pranishëm në seancë ishte deputeti demokrat, Ervin Salianji, i shoqëruar nga avokati i tij, Ledio Braho.
Në sallën e gjyqit ndodhen gjithashtu edhe deputetët demokratë, Flamur Noka dhe Luciano Boçi.
Që në nisje të seancës, avokati i Salianjit bëri kërkesë për përjashtimit e relatores Edlira Petri.
Gjatë fjalës së tij deputeti demokrat, Salianji tha se përjashtimi i Petrit ka të bëjë me papajtueshmëri ose lidhje familjare me personat që janë palë në gjykim.
“Përjashtimi i Petrit ka të bëjë me papajtueshmëri ose lidhje familjare me personat që janë palë në gjykim. Shkak për përjashtimin, pasi bashkëshorti i saj Sokol Sadushi ka shqyrtuar në Gjykatën e Lartë një rekurs të bërë nga palët”, tha Salianji.
Mes të tjerash Salianji theksoi se Petri e përshpejtoi çështjen edhe pse ka dosje të tjera të regjistruara para asaj. “Çështja nuk është rishortuar, Petri e përshpejtoi dosjen edhe pse ka dosje të tjera të regjistruara para asaj pa shqyrtuar. Kjo më bën të dyshoj që relatorja ka pasur qëllim të mos e rishortojë çështjen”, shtoi ai.
Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish-ministrit pasardhës Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj.
Salianji është dënuar me 1 vit burg në gjykatën e shkalllës së parë.
Prokurorët dhe gjyqtaret që kanë pasur çështjen janë shkarkuar nga organet e Vetingut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




