Sociale

Certifikata e vaksinimit, ISHP: Edhe qytetarët shqiptarë të vaksinuar jashtë vendit mund të regjistrohen në e-Albania,

Instituti i Shëndetit Publik, ka deklaruar se tashmë të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund të vaksinohen në Shqipëri dhe do të përfitojnë automatikisht certifikatën e vaksinimit (green pass) nëpërmjet sistemit e-Albania. Qytetarët shqiptarë mund të evidentojnë dhe regjistrojnë vaksinat e kryera jashtë vendit, pranë mjekut të familjes.

“Evidentimi i certifikatave të vaksinimit të qytetarëve që kanë kryer të paktën njërën dozë të vaksinës jashtë vendit dhe regjistrimi i tyre në Shqipëri, ju jep mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë të kryejnë dozën e dytë apo dozën e tretë booster në Shqipëri dhe anasjelltas. Regjistrimi nis që nga dita e sotme(e martë)”,thuhet më tej në njoftimin e ISHP.

Në njoftim thuhet gjithashtu se certifikata e vaksinimit e Republikës së Shqipërisë është e integruar me sistemin europian dhe njihet njëlloj si “green pass” i vendeve të Bashkimit Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë