Ka ndodhur

Cërrik, vjehrri denoncon largimin e nuses të djalit nga shtëpia

Gazeta Si – Një 66-vjeçar ka denoncuar në policinë e Cërrikut se nusja e djalit të tij, një 21-vjeçare është larguar nga banesa.

Ai ka thënë se ajo ka braktisur fëmijët e mitur. Sipas vjehrrit, nusja është larguar prej 20 ditësh.

“Në Komisariatin e Policisë Cërrik ka bërë kallëzim shtetasi N. U., 66 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, se është larguar nga banesa, para 20 ditësh, nusja e djalit të tij, shtetasja S. Sh., 21 vjeçe, duke braktisur fëmijën e saj të mitur”, sqaron policia.

Në njoftimin e saj, policia thotë se po punon për gjetjen e të resë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë