Charles III do të kurorëzohet sot (e shtunë) si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet.
Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë –u vendos në kokën e Charles III, në orën 11:00, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.
Këngët do të dëgjohen nëpër rrugët e Londrës, bashkë me të shtëna armësh dhe fishekzjarre tjera, për të shënuar kurorëzimin e parë të një monarku britanik prej vitit 1953.
Charles III do të jetë vetëm burri i pestë që kurorëzohet si mbret i Britanisë.
Zilet do të dëgjohen nëpër të gjitha kishat e Britanisë, kur të nisë ceremonia.
Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla, e cila do të kurorëzohet si mbretëreshë, do të kthehen, pas ceremonisë, në Pallatin Buckingham, për të parakaluar para turmave të mëdha të njerëzve.
Charles, 74-vjeçar, e ka marrë titullin e mbretit, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta II, në shtator të vitit të kaluar.
Ajo ka shërbyer shtatë dekada si mbretëreshë.
Reagimet mbi ceremoninë
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, e ka përshkruar ceremoninë e kurorëzimit si “moment krenar të historisë, kulturës dhe traditave tona”.
“Moment i jashtëzakonshëm i krenarisë kombëtare”, ka thënë ai.
Mirëpo, jo të gjithë mendojnë kështu.
Sondazhet e kryera në mesin e britanikëve të rinj tregojnë se emocionet ndaj mbretërisë janë të zbehura.
Megjithatë, turma të mëdha njerëzish kanë nisur të mblidhen jashtë Pallatit Buckingham, gjatë gjithë javës.
Për një pjesë të britanikëve, familja mbretërore ka rol qendror në kulturën dhe historinë britanike.
Kurorëzimi do të ketë në qendër tri ngjarje kryesore, përfshirë një koncert në Kështjellën Windsor, në perëndim të Londrës, në mbrëmjen e së dielës.
Në ceremoninë e kurorëzimit do të marrin pjesë mbi 2.300 mysafirë, përfshirë Princin Harry dhe Dukeshën e Saseksit.
Në mesin e figurave të njohura botërore janë: Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, presidenti i Francës, Emmnauel Macron, dhe shumë të tjerë.
Autoritetet e sigurisë kanë ashpërsuar masat e sigurisë në qendër të Londrës, pasi në ceremoni pritet të marrin pjesë mbi 100 liderë botërorë.
Sipas autoriteteve, më shumë se 11.500 zyrtarë policorë do të garantojnë sigurinë, të shtunën, në kryeqytetin britanik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



