Ngjarje

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike, mediat ndërkombëtare me kritika: U shpëtua nga Celine Dion

Ceremonina e hapjes së Lojërave Olimpike 2024 nuk ishte e zakontë.

Ideja e organizatorëve për ta zhvendosur ceremoninë nga stadiumi në qytet dhe madje në lumin e Parisit u prit mirë fillimisht, por pas vënies në jetë, mediat ndërkombëtare kanë rreshtuar kritikat...dhe përgëzimet.

Ishte një ceremoni me një stil mbresëlënës dhe një ide ambicioze, komenton BBC , e cila thekson faktin se shiu agresiv nuk prishi planet e organizatorëve. Disa momente ishin të çuditshme, në disa të tjera ngjarja kishte një ritëm të furishëm dhe në disa të tjera emocionale, si në mbylljen me Celine Dion.

“Një kryevepër e historisë, surprizës, dekorit dhe sportit, artit dhe modës ,” shkruan korrespondenti i New York Times, Andrew Kech, për të nënvizuar prezantimin dhe shfaqjet hapëse të ekuipazheve të anijeve nga Dion dhe Lady Gaga.

Nga ana e saj, The Guardian flet për një ceremoni me elementë “kitsch” që donin të zbërthenin stereotipet për Francën, por duhej të kapërcenin vështirësinë me shiun. Ishte një shfaqje surreale, komenton The Guardian. Një tjetër redaktore e gazetës shkruan se ishte një ceremoni e keqe, që duhej të bëhej brenda një stadiumi dhe që u shpëtua vetëm nga performanca e Celine Dion.

Daily Mail e kritikoi dhe e krahasoi shfaqjen me një lakuriq nate dhe vuri në duke një flamur që ishte i varur përmbys. Por kësaj media i bëri përshtypje për mirë altari i flakës fluturuese dhe performanca shumë e fuqishme e Celine Dion.

Fillimi i ceremonisë ambicioze dhe kreative të ngritur nga francezët ishte i mërzitshëm , komenton Times në Londrër , e cila pa një ngjarje pa shumë kohezion që “dhuroi” më pak se sa premtoi. Por edhe se “njerëzit prisnin katër orë për të parë Celine Dion”.

Një arritje e guximshme me të cilën Parisi “ia doli” ishte ceremonia, shkruan Washington Post , një ceremoni që tregoi sesi mendimi i guximshëm mund t’i kthejë shkëlqimin një ngjarjeje globale që ka parë rënien e popullaritetit të saj.

“E lagur” nga shiu, por mbresëlënëse ceremonia, raporton Sky News, e cila i qëndron asaj që organizatorët zgjodhën të tregojnë, siç është rindërtimi i Notre Dame.

“Ne pamë një ceremoni që nuk ngjante me asnjë tjetër ”, komenton në fund CNN dhe thekson se do të mbetet në momentet legjendare të Lojërave, edhe pse jo ashtu siç kishin shpresuar organizatorët. Sidoqoftë, ishte “e çuditshme, e bukur në pjesën më të madhe të saj dhe do të mbahet mend krejtësisht”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë