Ramen Cepele do të hynte në historinë e Kombëtares së Shqipërisë, ku djaloshi 17-vjeçar arriti të thyente rekordin e Qemal Voglit, si lojtari më i ri që ka debutuar në kombëtare. Asnjë ndeshje zyrtare nuk kishte zhvilluar por kjo nuk e ndaloi Çepelen që të bënte një paraqitje të mrekullueshme duke i bërë të gjithë kritiket të tërhiqeshin.

Ai u largua me lot në sy nga fusha, jo aq për shkakun e asaj penalltie të shkaktuar ndaj Muriqit, por me krenarinë e madhe për arritjen që bëri te Shqipëria”. Ky është përshkrimi i “Transfermarkt” dhe ku Cepele ka dhënë një intervistë të gjatë.
“Unë isha shumë i lumtur që pata shansin të luaj ndeshjen e parë me Shqipërinë. Kjo ishte arritje e madhe, por gjithashtu edhe një hap i vështirë për mua. Do të ishte më mirë nëse do të kishte tifozë në stadium’’.

I lindur në Itali më 21 Mars 2003, i riu me origjinë nga Lushnja, karrierën e nisi tek të rinjtë e Liventina, skuadra e qytetit të tij të lindjes. Sapo mbushi 14 vjeç, mëngjarashi u transferua te U-15 e Interit. Paraqitjet e mira me zikaltërit bënë që përfaqësuesja italiane ta afronte me ekipin U17, me të cilin luajti në vitin e fundit ndeshje zyrtare në tetor 2019 duke shënuar edhe dy gola. Paraqitje të cilat i siguruan atij edhe shiritin e kapitenit. Në të kaluarën Mino Raiola bëri gjithçka për ta patur në menaxhim, por ishte familja që refuzoi ofertën e menaxherit të famshëm.

Ai në tetor ka firmosur kontratën e parë si profesionist dhe do të jetë pjesë e Hanoverit për dy vitet e ardhshme. Më parë te ky klub kanë lënë gjurmë, Adrian Aliaj, Ervin Fakaj , Valdet Rama dhe Altin Lala. Kalimi në Gjermani pritet t’i shërbejë Çepeles për të rritur nivelin e tij.

‘’Familja u lumtura për faktin se u largova nga Interi dhe shkova te Hannoveri. E ndiej Hanoverin si shtëpinë time, shokët e ekipit dhe trajneri më kanë pritur me krahë hapur.
Në ndryshim nga futbolli në Gjermani, në Itali i kushtojnë më tepër vëmendje anës taktike, prandaj unë ndihem më i lirë këtu. Si idhull kam Virgil Van Dijk pasi është një mbrojtës qendre shumë i fuqishëm dhe ka ndërhyrje shumë të sakta. Tani kam për të përmirësuar pjesën fizike dhe të punojë më tepër me shpejtësinë time. Pika më e fortë? Pjesa e mentalitetit. Gjithmonë kam dhënë 100% në stërvitje në mënyrë që t’i jap rekomandimin vetes sime për të marrë detyra më të larta. Një ditë do të doja që të festoja debutimin tim te Hanoveri dhe të luaja këtu për një kohë shumë të gjatë”, u shpreh Cepele.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




