Futboll

CEO i Super Ligës: UEFA ka pranuar dialogun, sinjal pozitiv për të ardhmen

Gazeta Si – Pak ditë pas emërimit të tij si admistrator i Super Ligës, gjermani Bernd Reichart ka njoftuar se është gati të shkojë në Nion për të biseduar me përfaqësuesit e UEFA-s:

“I kemi propozuar UEFA-s një dialog dhe kjo ftesë është pranuar, – ka thënë Reichart për podcastin ‘Einfach Mal Luppen’. – Do të jem në Nion javën e ardhshme për të folur për temën tonë. Ajo që nevojitet është dialogu, duhet dëgjuar edhe pala tjetër për të ballafaquar idetë”.

Bernd Reichart, CEO i Super Liges. Gazeta Si, 2 nentor 2022

Nga fjalët e CEO-s së Super Ligës duket se buron optimizëm, edhe pse pozicionet e dy palëve duken ende të ndara: “Me siguri nuk do të jemi dakord për gjithçka, por është një shenjë e mirë edhe për klubet që hezitojnë në këtë moment, sepse kanë frikë nga ndëshkimet.

Impenjimi i UEFA-s, përderisa është i mundur një dialog i hapur për të ardhmen e futbollit, është një sinjal pozitiv”, – ka përfunduar Reichart.

UEFA deri tani e ka hedhur poshtë kategorikisht krijimin e Super Ligës, pork lube si Real Madrid, Barcelona dhe Juventus vazhdojnë të besojnë se projekti i tyre do të finalizohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë