Futboll

‘Centurioni’ Kane në historinë e Bayern

Nga Gazeta Si – Fitorja e derbit bavarez nga Bayern në raundin e 2 ndaj Augsburg, shënoi ndeshjen e 100 të Harry Kane për ngjyrat e klubit, gjatë të cilave ai shënoi 91 gola.

Dygolëshi i Kapitenit të Anglisë ndaj Wehen Wiesbaden në raundin e 1-rë të “DFB Cup” i dha  Bayern, kualifikimin në raundin e 2.

Me 91 gola në 100 ndeshje për klubin, vendi i Kane në krye të klasifikimit të shekullit, është konfirmim i cilësive të tij.

Mesatarja gol për çdo 82’ në Bavari, eklipsoi rekordin e mëparshëm nga Roy Makaay, që shënoi 72 gola në 100 ndeshjet e para në klub.

Madje holandezi ishte i paarritshëm edhe nga Robert Lewandowski që pavarësisht 344 golave në 375 ndeshje gjatë kohës në “Allianz Arena”, mbeti dy më pak se “tulipani” me një mesatare gol në çdo 100 minuta, krahasuar me 82 të Kane.

Pas përmirësimit të rekordit të Müller (68 gola në 100 ndeshjet e para me Bayern), Kane do të provojë të jetë Shënuesi më i mirë për të 3 sezon rradhazi në “Bundesliga”.

Diçka që më herët e realizuan vetëm dy paraardhës, “Der Bomber” dhe Leëandoëski (5 rradhazi). 65 golat në 65 ndeshjet e para në “Bundesliga” e bënë Kane, të vetmin lojtar që shënon gol në çdo ndeshje të kampionatit.

Me një ecuri të tillë ai do të provojë t’iu bashkangjitet dy kolegëve në “Klubin 40” (Gerd & Lewy). Mario Gómez iu afrua rekordit të Müller pas një shekulli në klub, me 63 gola krahasuar 68 të “Der Bomber”.

Pavarësisht 113 golave në 174 ndeshje në total për Bayern (ku fitoi dy “Bundesliga”, dy “DFB Cup”, një Superkupë dhe një  titull në “Champions League”), Gómez sërish mbetet jashtë listës së sulmuesve më të rrezikshëm të Bayern.

Në fakt rekordi i ish sulmuesit të Gjermanisë pas 100 ndeshjeve të para, është më i mirë se ai i emrave si Rainer Ohlhauser, Roland Wohlfarth, Dieter Hoeneß dhe Giovane Élber.

Ndërkohë Hoeneß është më pranë Harry Kane, me 57 nga 145 golat që ai shënoi gjatë shekullit të parë në Mynih Élber (51), Wohlfarth (50) dhe Ohlhauser (49) janë vetëm ndjekës të afërt.

Sa më lart, shifrat e Kane në 100 ndeshje për kampionët në “Bundesliga”, nuk formulojnë pyetjen – nëse ai do të jetë ose jo në historinë e klubit, por tjetrën – sa faqe do të shkruajë ai në librin e historisë së Bayern.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë