Ngjarje

Censi 2023, reagon Kisha Ortodokse: Të dhënat nuk pasqyrojnë realitetin, shumë besimtarë as nuk janë intervistuar

Nga Gazeta Si- Pas Kishës Katolike, ka reaguar edhe Kisha Ortodokse në lidhje me rezultatet e censit të vitit 2023 duke thënë se përqindja e numrit të të krishterëve ortodoksë, nuk pasqyron në të vërtetë realitetin.

Në reagim shprehet gjithashtu se regjistruesit nuk i kanë pyetur të intervistuarit për përkatësinë fetare, duke shtuar se kanë evidencë të dokumentuar për këtë.

“Sipas statistikës së vitit 1927 kemi këto të dhëna: myslimanët sunitë dhe bektashinj përbënin 67.5%; orthodhoksët 22.3% dhe katolikët 10%. Ndonëse pyetja për besimin fetar ishte fakultative, numri i madh i besimtarëve të pacilësuar prej 332 155, të ateistëve 85 311, të atyre që preferuan të mos i përgjigjen 244 331 dhe të atyre që nuk ishin të disponueshëm 134 451 – në total 796 248 – afërsisht 1/3 e popullsisë, dëshmon për pasaktësinë e këtij Censi”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Rezultati i Censit 2023, në lidhje me përqindjen e numrit të të krishterëve orthodhoksë, nuk pasqyron në të vërtetë realitetin, thuhet në njoftimin zyrtar të Kishës Katolike, ku dhe përmendin disa arsye pse ka ndodhur kjo:

-Regjistruesit, në shumë raste, nuk i pyesnin të intervistuarit për përkatësinë fetare.

-Kemi evidencë të dokumentuar se një numër i madh besimtarësh nuk u intervistuan, sepse nuk u vizituan nga asnjë regjistrues.

-Sipas regjistrave tanë të pagëzimeve tregohet qartë se numri i të krishterëve orthodhoksë është shumë herë më i madh nga sa rezulton në Cens.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë