Drejtësia

Ceno Klosi paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth një orë

Nga Gazeta 'Si'- Ish-kreu i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi, ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme ku është marrë në pyetje nga prokurorët.

Ai u pyet nga prokurorët për gati më shumë se një orë, ndërsa nuk dihet çështja për të cilën ai është thirrur.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai është pyetur nga gazetarët se për çfarë ishte paraqitur, por nga ana e tij nuk ka patur asnjë koment.

Ai po hetohet nga SPAK për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë