Gazeta Si – Gjithçka e kryer për kalimin e Çezare Kazadeit te Çelsi. Interi dhe klubi londinez kanë arritur akordin mbi bazën e 15 milionë eurove, plus 5 milionë euro bonuse.
Shifra këto që përputhen me kërkesat e Interit për lojtarin e të rinjve. Mesfushori i datëlindjes 2003 është gati të firmosë një kontratë 6-vjeçare me Çelsin.

Sipas shtypit sportiv italian, Kazadei duhet të niset të mërkurën për në Londër, ku do të kryejë fillimisht vizitat mjekësore.
Me të ardhurat nga shitja e mesfushorit të ri, Interi mund të hidhet në sulm për të blerë mbrojtësin Akanji, me të cilin do të kompletonte grupin për sezonin e ri. Nga Franca ndërkohë mbetet ende rreziku për Milan Shkriniar, një nga objektivat kryesorë të PSG-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




