Ofertat për Armando Brojën kanë qenë të shumta nga klubet e Premier Ligës pas formës shumë të mirë që sulmuesi i Kombëtares ka treguar me fanellën e Southemptonit. Futbollisti kuqezi ka folur me gjuhën e golave dhe përveç Southemptonit që kërkon ta bëjë të vetin, oefrta ka pasur edhe nga Uest Hemi dhe Njukasëlli, por edhe Arsenali ka treguar interes.
Zhvillimet e fundit, sipas shtypit sportiv anglez, flasin për një qëndrim të prerë të Çelsit, që ka refuzuar çdo ofertë për Brojën. Një qëndrim ky që vjen nga dëshira e trajnerit Tomas Tuhel për ta parë sërish në verë futbollistin shqiptar.

Trajneri gjerman e ka marrë në konsideratë sulmuesin e ri kuqezi dhe në verë, pas përfundimit të huazimit, ai do të lërë Southemptonin dhe do të kthehet te Çelsi. Nuk është e thënë se qëndrimi te blutë e Londrës është i sigurt, por Broja do të luajë shanset e veta për të bindur stafin teknik.
Sulmuesit e njohur të Çelsit, Verner dhe Lukaku, nuk kanë dhënë atë që pritej këtë sezon, ndaj dhe Broja mund të marrë vendin e ndonjërit prej tyre në të ardhmen e afërt. Sulmuesi kuqezi ndoshta sezonin e ri do të shënojë me fanellën e ekipit që ka kartonin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




