Gazeta Si – Çelsi ka bërë bilancin dhe ka zbuluar një humbje prej 138 milionë eurosh për sezonin 2021-22. Kanë qenë shpeznimet e mëdha, por edhe humbjet nga të ardhurat, për shkak të sanksioneve që qeveria britanike vendosi ndaj Roman Abramoviç, pronar i klubit londinez deri në maj të 2022-shit, kur atë e bleu kompania amerikane e drejtuar nga Tod Boehli.
Në komunikatën e publikuar në faqen e tij në lidhje me bilancin, thuhet qartë se “rezultatet e vitit janë kushtëzuar nga sanksionet e vendosura ndaj pronarit të mëparshëm më 10 mars 2022”. Një referim i qartë për kufizimet që pati Abramoviç për shkak të raporteve me Vladimir Putinin, pas pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë.

Ashtu si gjithë oligarkët pranë Kremlinit, edhe Abramoviçit iu bllokuan asetet nga qeveria britanike, duke përfshirë edhe Çelsin. “Për shkak të sanksioneve, klubi u detyrua të vepronte sipas limiteve të një licence speciale, në fuqi deri në momentin që ndryshoi pronar më 30 maj 2022.
Në atë periudhë klubi ka vuajtur masat shtrënuese, siç është shitja e biletave për ndeshje të caktuara, apo dhe akordet e sponsorizimit”, – shkruhet po ashtu në komunikatë. Impakti i atyre masave, sipas klubit anglez, do të ndihet edhe në vitet e ardhshme.
Blutë kanë zbuluar edhe shifrat e merkatos 2021-22, pa rekordet e Boehlit me një total rreth 700 milionë euro. Sezonin e shkuar, të cilit i referohet bilanci, Çelsi deklaron se ka investuar 134 milionë euro për skuadrën. Nga shitjet janë arkëtuar 140 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




