Futboll

Çelsi në duart e Lampard deri në qershor, ishte ai që besoi i pari te Broja

Gazeta Si – Kthesë e papritur te Çelsi. Frank Lampard do të jetë trajner i ekipit deri në fund të sezonit, pra deri në muajin qershor. Pastaj, në stolin e londinezëve do të ulet njëri mes Luis Enrikes dhe Julian Nagelsman. Të dy këta trajnerë kanë kërkuar pak kohë.

Në këto kushte urgjence, drejtuesit e klubit kanë kërkuar ndihmën e ish-mesfushorit dhe ish-trajnerit të tyre, që së fundi ka drejtuar Evertonin. Ai do të drejtojë për gati dy muaj ekipin, pas shkarkimit të Poter. Lampard ka firmosur orët e fundit dhe pritet të dalë në një konferencë shtypi.

Frenk Lampard kur drejtonte Çelsin. Gazeta Si, 6 prill 2023

Kujtojmë që Frenk Lampard e drejtoi Çelsin në periudhën 2019-2021. Ishte ai që besoi i pari te sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, duke e afruar në stërvitje me ekipin e parë, pasi pa kualitetin e futbollistit kuqezi. Ai i fali sulmuesit shqiptar edhe kënaqësinë e debutimit me fanellën e Çelsit.

Broja është ende në fazën e rikuperimit dhe ndoshta në fund të sezonit mund të luajë ndonjë minutë me Lampard në stol.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë