Gazeta Si – Pas krizës së madhe të rezultateve të Çelsit pritej që klubi të shkarkonte trajnerin Graham Poter, por kjo gjë nuk do të ndodhë për momentin. Drejtuesit e klubit londinez kanë vendosur t’i japin besim Poterit, të paktën edhe për pak kohë.
Sipas ‘Mirror’, Tod Boehli, pronari i klubit, ka vendosur ta konfirmojë trajenrin në pankinën e Çelsit, edhe pse është shumë i zhgënjyer nga rezultatet në Premiër Ligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Blutë e Londrës u mundën javën e fundit nga Southemptoni i vendit të fundit dhe kanë mbetur shumë prapa në renditje. Po ashtu, Çelsi u mund edhe në Champions në ndeshjen e parë nga Borusia Dortmund. Është një moment delikat i sezonit dhe drejtuesit ndoshta nuk duan të nxitohen.
Megjithatë, Poter mbetet i rrezikuar. Nëse skuadra e Armando Brojës nuk bën kthesën, vështirë që Boehli të durojë më, pasi ai ka bërë shpenzime të çmendura gjatë merkatos së dimrit dhe ndryshimi nuk po reflektohet aspak në fushë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




