Armando Broja është një idhull për tifozët e Southemptonit, edhe pse kartoni i sulmuesit të Kombëtares shqiptare i takon Çelsit. Broja ka impresionuar me paraqitjejet dhe golat që ka shënuar deri tani me fanellën e “shenjtorëve”, te të cilët është huazuar nga klubi londinez.
E ardhmja e sulmuesit 20-vjeçar po diskutohet që tani dhe tifozët e Sauthemptonit dëshirojnë shumë që ta shohin atë edhe në vazhdim me skuadrën e zemrës në stadiumin “St Mary’s”. Nga raportimet e shtypit anglez është bërë me dije se klubet kanë nisur tratativat për transferimin përfundimtar të Brojës te Southemptoni, por kuptohet që ajo që sulmuesi ka treguar së fundi i ka vënë më mendime drejtuesit e Çelsit, të cilët nuk mund ta lëshojnë lehtë futbollistin e akademisë së tyre.

Edhe familja e sulmuesit duket se është në anën e Southemptonit dhe ky është një plus i madh, por gjithçka e ka në dorë Çelsi. Klubi londinez për momentin sheh si alternativën më të mirë huazimin edhe për një tjetër sezon të Brojës te “shenjtorët”.
Tifozët e Southemptonit i kanë kërkuar Brojës të qëndrojë. Në një postim në faqen zyrtare të Southeptonit në Twitter shfaqaej një foto e futbollistit kuqezi dhe një yll. Broja ka reaguar me një zemër dhe kaq ka mjaftuar që nga fansat e këtij ekipi të vërshojnë komentet. “Dëgjo prindërit Armando, firmos me Southemptonin”, – i kanë shkruar ata.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




