Ambasadori i Republikës së Italisë, Albert Cutillo në një pronocim nga Shkodra ka folur për krizën politike në vend dhe negociatat e Shqipërisë me BE, duke nënvizuar tre mundësitë për këtë proces të rëndësishëm. Ai deklaroi se vendet e BE-së mbajnë shënime mbi krizën politike dhe se shihet si anormale.
Ai thekson se procesi i anëtarësimit në BE nuk është një vrapim se kush mbërrin i pari në garë në BE.Vendimi për të hapur apo jo negociatat do merret në unanim dhe mjafton një nga 28 shtetet të mos jetë dakord atëherë nuk hapen. Për të hapur rrugën në BE varet edhe nga politika, duhet të merret parasysh zhvillimi ekonomik dhe gjithçka tjetër dhe çdo vend ka të drejtë të thotë fjalën e vet.
“Vitin e kaluar nuk qe e mundur të gjendet kjo dakordësi dhe u tha që jemi dakord që mund t’i hapim vitin e ardhshëm, nëse vijojnë reformat. 3 janë mundësitë që KE në mënyrë unanime të hapë negociatat, ky është vendimi që Italia dëshiron, por nuk jemi të sigurt nëse është një vendim unanim dhe nëse ndodh kjo caktohet një datë që mund të jetë ndoshta në fund të vitit për shkak të disa gjërave teknike. Mundësia e dytë është një përgjigje negative dhe KE thotë që pavarësisht ndryshimeve nuk janë realizuar detyrat e lëna dhe në këtë rast KE mund të thotë asgjë duke mos kthyer përgjigje, ose mund të thuhet se çfarë duhet bërë tjetër. Mundësia e tretë është që KE ta shtyjë më vonë vendimin dhe kjo mund të ndodh, sepse koha mes 29 majit dhe 20 qershorit është kohë e shkurtër, rreth një muaj dhe kush i ka parë raportet e BE janë shumë voluminoze dhe duhet kohë për t’i shqyrtuar dhe opsioni i tretë nuk do ishte i çuditshëm nëse ndodh. Takimi tjetër i KE është ne tetor dhe ndoshta mund të ndodh një gjë e katërt ku i dihet, por këto janë tre mundësitë më të mundshme”, theksoi Cutillio.
Sa i përket çeljes së negociatave diplomati italian thekon se ka shtete që janë kundër, por që ende nuk kanë dalë publikisht.
“Në mënyrë të hapur kundër është Franca dhe vendet e ulëta (Benelux) dhe po flas për një informacion që kam lexuar në gazetë ku ata kanë kërkuar edhe kthimin e vizave siç është parlamenti holandez. Është një mendim i tyre që mund të jetë shumë larg me vendimin që mund të marrë KE. Vështirë që i njëjti Parlament që ka votuar pro Shqipërisë dhe tani që ka ndryshuar të jetë pro hapjes së negociatave. Ka vende që flasin me dyshime duke thënë që Shqipëria nuk është ende e pjekur. Ka 5-6 vende që mendojnë kështu por ka edhe 16 vende tjera që janë në favor dhe Italia është një prej tyre”-theksoi Cutillio.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




