Nga Gazeta Si- Kutitë e para të numëruara në Vorë, kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste. Në qendrën e votimit 1558 kanë marrë pjesë 179 zgjedhës, nga ku rezulton se Partia Socialiste ka marrë 124 vota, ndërsa koalicioni i djathtë 42 vota.
Në radhët e socialistëve më i votuari në këtë qendër votimi është Blendi Gonxhja me 75 vota, ndërsa nga demokratët Lorenc Hoxha ka marrë 9 vota.


Pavarësisht se KQZ-ja ka dhënë udhëzimin që kjo të bëhej të hënën në orën 10:00, komisionerët e njërës qendër votimi e kanë printuar që pas mbylljes së procesit të votimit rezultatin zgjedhor.
Sipas këtij rezultati, në këtë qendër votimi:
PS ka marrë 124 vota;
koalicioni i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, 42 vota;
Partia SocialDemokrate, 5 vota;
Partia Mundësia, 4 vota;
Partia Aleanca Kombëtare shqiptare, 2 vota;
Nisma Shqipëria Bëhet, 1 votë.
Ndërsa kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, bëri me dije se rezulatti final për Vorën dhe njësinë 10 në Tiranë do të bëhet me dije mëngjesin e nesërme.
Ky afat u njoftua nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në konferencën e parë për mediat pas përfundimit të procesit të votimit.
“Për shkallën e rezultatit në njësinë 10 dhe bashkinë e Vorës, rezultatin pritet ta kemi në orën 8:00 ose 09:00 mëngjesin e së hënës”, u shpreh Celibashi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.