Politike

Celibashi letër partive: Filloni punën për reformën zgjedhore (pikat se ku)  

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u ka nisur një letër kryetarëve të partive parlamentare dhe komisionit ad-hoc të reformës zgjedhore ku kërkon vëmendje mbi disa çështje të përgatitjes dhe administrimit të zgjedhjeve, si dhe të Kodit Zgjedhor.

Ai ndër të tjera kërkon rregullimin e herësit, si dhe sigurimin e votës së emigrantëve ku thuhet se votimi nga jashtë nuk mund të realizohet nëse Kuvendi nuk do të plotësojë boshllëqet në Kodin Zgjedhor.

KQZ kërkon gjithashtu që partitë politike të mos caktojnë administratorë në komisionet zgjedhore, gjë që do të ndihmonte në krijimin e një trupe profesioniste dhe me integritet.

Rekomandohet gjithashtu zgjerimi i votimit elektronik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë