Politike

Celibashi: Kandidatët për deputet të mos paraqiten në qendrat e votimit!

Nga Gazeta ‘Si’– Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i bën thirrje kandidatëve për deputet që të mos paraqiten në qendrat e votimit, pasi diçka e tillë është e ndaluar nga Kodi Zgjedhor.

“KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.  Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.

Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë