Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se tashmë është shpërndarë rreth 36% e volumit të zarfeve me fletët e votimit.
Ai tha se gjithsej kanë votuar 111 emigrantë ndërsa shtoi se votuesi i parë i diasporës ka qenë një qytetar nga Dibra me banim në Gjermani.
Sipas tij, pritet që sot të nisë përgatitja e fletëve të votimit për qarqet Korçë, Lezhë dhe Tiranë.
“Nuk e përfundojmë dot në datë 17 prill procesin e shpërndarjes së zarfeve, për shkak të ngarkesës së shtuar në kontrollin e përgatitjes dhe dërgimit të zarfeve. Kemi shtuar kontrollet në KQZ dhe kompaninë postare DHL dhe mund të ketë një shtyrje të afatit për zarfet e votuesve nga jashtë vendit, por që nuk e rrezikon procesin si dërgimin e fletëve dhe të kthimit mbrapsht brenda afatit ligjor të përcaktuar”, tha Celibashi.
Ai shtoi se brenda kësaj jave pritet që të përfundojë procesi i dërgimit të fletëve të votimit për shqiptarët e regjistruar në platformën PER.
Ndër të tjera, ai shtoi se zgjedhësit nga jashtë do të njoftohen nga DHL jo vetëm nëpërmjet një shënimi, por edhe me email dhe mesazh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.