Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër çelet ekspozita fotografike e vëllezërve Manaki, e kuruar nga dr. Luçjan Bedeni. Kjo ekspozitë vjen në bashkëpunim me Arkivën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Departamenti i Manastirit.
Koleksioni i tyre i ruajtur në Arkivin Historik të Manastirit, përmban 6702 negativë në xham, 2087 plan film dhe 1071 film rul, 7041 stampime fotografike, 3867 dokumente dhe 49 kamera dhe materiale të tjera ndërsa në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut ruhen një sërë filmash që ata realizuan me “Kamera 300”, prej së cilës njihen edhe si themelues të kinematografisë në Maqedoninë e Veriut.
Ekspozita i kushton një vëmendje të veçantë popullatave lëvizëse, përafërsive etnografike dhe ritualeve të ngjashme të popujve të Ballkanit, të cilët i gjejmë të pasqyruar në rrugëtimet e Manakëve në rajon. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.