Futboll

Çelësi, skuadra rekordmene: 42 futbollistë i ka dhënë hua

Periudha e merkatos së janarit është një moment ku skuadrat mund të bëjnë afrime për të rikuperuar ndonjë gabim të verës. Por më shumti kjo periudhë shfrytëzohet nga ekipet për të çuar në huazim futbollistë të rinj që nuk kanë dhënë maksimumin në pjesën e parë të kampionatit. Në këtë pikë, ka një ekip në Europë që është rekordmen për huazimin e lojtarëve. Bëhet fjalë për londinezët e Çelësit që kanë më shumë se tre skuadra të çuara në huazim. 42 lojtarë me vlerë totale 203 milionë paund janë lojtarë të klubit të Çelësit, por që luajnë për klube të tjera në Europë. Vetëm në Angli, “Blutë e Londrës” kanë të huazuar 21 futbollistë. Pjesa më e madhe e tyre janë në Campionship, por ka edhe në Premier League apo kategoritë e tjera inferiore angleze. Një tjetër vend i preferuar nga Çelësi për të huazuar lojtarë është edhe Holanda, ku 5 pesë futbollistë në pronësi.

Por Çelësi ka futbollistë të huazuar edhe në Itali, Francë, Spanjë apo Gjermani. Në Bundesliga është edhe huazimi më i fundit dhe i shtrenjtë i londinezëve. Kristian Pulisiç, amerikani që u ble për 64 milionë euro do të vijojë të qëndrojë te Borusia në formën e huazimit deri në fund të këtij sezoni dhe vetëm në qershor do mund të zbarkojë në Londër.
Një pjesë e mirë e futbollistëve të huazuar nga Çelësi janë të dalë nga akademia, por për shkak se nuk kanë hapësira aktivizimi ata dërgohen në ekipe më të vogla, ku mund të kenë më shumë minuta në këmbët e tyre. Por gjithashtu vlen të theksohet se një pjesë e mirë e këtyre lojtarëve blihen në ekipet e tyre nga Çelësi që në moshë të vogël dhe vijojnë të qëndrojnë aty deri sa të arrijnë pjekurinë e duhur për të veshur fanellën e “bluve londinez”.

Më poshtë lista e lojtarëve të Çelësit të huazuar:

Nathan Baxter – Yeovil; Eduardo – Vitesse; Jamal Blackman – Leeds; Bradley Collins – Burton; Jarad Thompson – Warrenpoint Town; Baba Rahman – Schalke; Jake Clarke-Salter – Vitesse; Michael Hector – Sheffield Wednesday; Tomas Kalas – Bristol City; Todd Kane – Hull; Matt Miazga – Nantes; Kurt Zouma – Everton; Kenneth Omeruo – Leganes; Trevoh Chalobah – Ipswich; Dujon Sterling – Coventry; Reece James – Wigan; Jay DaSilva – Bristol City; Ola Aina – Torino; Fikayo Tomori – Derby; Fankaty Dabo – Sparta Rotterdam ; Christian Pulisic – Dortmund; Lewis Baker – Leeds; Bekanty Victorien Angban – Metz; Kenedy – Newcastle; Nathan – Atletico Mineiro; Josimar Quintero – Lleida Esportiu; Danilo Pantic – Partizan Belgrade; Mario Pasalic – Atalanta; Ruben Sammut – Falkirk; Charlie Colkett – Shrewsbury; Jacob Maddox – Cheltenham; Kasey Palmer – Blackburn; Kyle Scott – Telstar; Mason Mount – Derby; Tiemoue Bakayoko – AC Milan; Charly Musonda – Vitesse; Kylian Hazard – Bruges; Jhoao Rodriguez – Tenerife; Michy Batshuayi – Valencia; Ike Ugbo – Scunthorpe; Izzy Brown – Leeds; Tammy Abraham – Aston Villa
Vlera totale: £203.775m


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë