Kombëtarja shqiptare ndodhet në Pragë me një detyrë të vështirë, ku përballet me Republikën Çeke për kualifikueset e grupit E të Euro 2024. Nëse i hedhim një sy vlerës së lojtarëve në “Transfermarkt”, kuqezinjtë vlejnë 73.95 milionë euro, shumë më pak se Çekia, që vlen 126.55 milionë euro në totalin e lojtarëve.
Lojtari më i vlefshëm te tanët është Kristjan Asllani me 12 milionë euro, ndjekur nga Berat Gjimshiti i Atalantës me 10 milionë euro. Mungesa e Armando Brojës në këtë grumbullim dhe vlera e tij e munguar prej 28 milionë eurosh në shumatoren totale, ka sjellë edhe këtë diferencë me çekët.
Nga ana tjetër, kapiteni i Çekisë, Tomas Soucek vlen 35 milionë euro. Në renditjen e fundit të FIFA-s, Shqipëria mban vendin e 65-të ndërsa Çekia vendin e 37-të. Por ekspertët e fiutbollit shprehen seë më shumë se eurot, në një ndeshje të tillë vlen zemra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.