Presidenti i UEFA-s, Aleksadër Ceferin, ka mbërritur në kryeministri për takimin me kryeministrin Edi Rama. Temë e diskutimeve do të jenë edhe zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku Armand Duka kërkon mandatin e 6-të radhazi.
Ceferin mbërriti këtë të enjte në mesditë në Shqipëri dhe pas një dreke me kreun e FSHF-së, Armand Duka, ka shkuar në takimin zyrtar me kryeministrin.
Ceferin do të qëndrojë vetëm sot në Tiranë, ku pritet të diskutojë për situatën e krijuar për shkak të zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit, zgjedhje të cilat pritet të mbahen më 2 mars. Kreu i UEFA-s vjen në Tiranë pas përplasjeve të hapura mes FSHF-se dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.










