Futboll

Ceferin: Juventusi? Nuk mund të dënohet pas 10 vitesh një klub që gabon tani!

Gazeta Si – Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka komentuar sërish vendimin për të përjashtuar Juventusin nga të gjitha kompeticionet europiane për një sezon. Në një intervistë për ‘L’Equipe’, ai ka shpjeguar vendimin.

Aleksandar Ceferin, presidenti i UEFA-s. Gazeta Si, 1 shtator 2023

“Është logjike që të pezullohet një klub që nuk ka respektuar rregullat. Bëhet fjalë për një vendim të marrë nga një organizëm i pavarur (organi i kontrollit financiar të klubeve). Nuk mund të ndëshkohet një klub pas 10 vitesh, nëse ka bërë diçka të gabuar tani. S’mund të vendosin të përjashtojnë Juventusin në 2028-ën, në pritje që të kualifikohet në Champions League”, – ka theksuar slloveni.

Më pas kreu i UEFA-s ka shtuar: “Për çdo klub, një sanksion si ky është i rëndësishëm. Do të thotë të humbasësh 40-50 milionë euro. Nuk është pak, për më tepër nëse bëhet fjalë për një klub në vështirësi financiare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë