Aleksander Ceferin ndryshon ide mbi Final Eight, aq sa mund të mos shihet më thjesht si një format emergjence. Presidenti i Uefa-s, fillimisht hodhi poshtë idenë e drejtuesit të Bayern Munich, Karl-Heinze Rummenigge, për ta përdorur edhe në të ardhmen formulën Final Eight të Champions League, por tashmë ka ndryshuar mendim:
“Ishim të detyruar ta bënim por në fund mund të them se kemi zbuluar dicka të re. Kështu që do ta mendojmë për të me siguri në të ardhmen. Pa ndeshje kthimi, skuadrat janë të detyruara të luajnë gjithçka për gjithçka, të shënojnë, me pak taktikë. Nëse gjithçka luhet në një ndeshje teke e një skuadër shënon, tjetra duhet të shënojë sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse bëhet fjalë për një sistem me vajtje ardhje, atëherë është e gjithë koha për të fituar ndeshjen edhe në ndeshjen tjetër. Ndeshje më emocionuese e sigurtë, por natyrisht duhet të mendojmë për faktin që janë më pak ndeshje dhe transmetuesit televiziv mund të ankohen për reduktimin e ndeshjeve, kështu që duhet ta diskutojmë kur emergjenca të përfundojë. Eshtë një format interesant, e sigurtë më emocionues se ai që ishte më parë. Nuk e kemi diskutuar ende me askënd, por nëse vazhdojmë në këtë rrugë, mund të kemi një javë të dedikuar futbollit në një qytet”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




