Aleksander Ceferin nuk është i kënaqur me formatin e Euro 2020 dhe nuk do ta mbështesë më një turne të tillë. "Turne në shumë vende? Nuk do ta mbështesja më”, - ka pranuar presidenti i UEFA-s në një intervistë për “BBC Sport” dy ditë para finales Itali-Angli.
“Ishte një turne shumë impenjativ. Për të qenë i sinqertë, nuk është korrekte që disa skuadra të udhëtojnë më shumë se 10000 kilometra, kurse disa të tjera vetëm 1000 kilometra. Nuk është e drejtë edhe për tifozët, që një ditë duhet të jenë në Romë dhe më pas ditët e tjera në Baku, ku duhen 4 orëe gjysmë fluturim që të shkosh”, - ka shtuar Ceferin.
Slloveni nuk ishte ende president i UEFA-s kur u zyrtarizua formati në dhjetor të 2012-ës dhe atëherë ai evidentoi vështirësita e shumta logjistike që e kanë karakterizzuar këtë edicion. "Na është dashur të udhëtojmë shumë, në vende me rregulla të ndryshme dhe valuta të ndryshme, vende të BE-së dhe jo të BE-së, nuk ishte e lehtë. Ishte një format i zgjedhur para se të merrja detyrën dhe e respektova.
Është një ide interesante, por është e vështirë për t’u implementuar dhe nuk besoj se do ta bëjmë përsëri një turne të tillë”, - përfundoi Ceferin. Europiani i ardhshëm, ai i 2024-ës, do të zhvillohet në Gjermani, kurse vendi organizator i Euro 2028 duhet të vendoset në fund të 2022-shit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.