Keshilla

Ç’duhet të bëjnë prindërit e fëmijëve me sëmundje mendore?

Nga Hannah Grieco* - Vajza ime 8-vjeçare fillimisht më gjuan në kofshë, pastaj në bark dhe hera-herës goditjet e saj shoqërohen me fjalën “unë të urrej”. Më pas qetësohet dhe e gjej duke veshur rrobat e mia, të cilat i rrinë shumë të mëdha normalisht. Dëshiron të luaj me mua dhe ndërkohë më tregon se ajo vishet më bukur se unë. Teksa vjen orari i gjumit, ajo më thotë “ne jemi binjake”. Kur ajo fle mendoj gjithmonë se si të zgjidh problemin e saj. Kjo është fundjava ime!
Në kulturën e prindërve që kanë fëmijë me nevoja të veçanta, nuk ekziston komunikimi në shoqëri dhe jemi të larguar nga grupet mbështetëse të prindërve. Ato çfarë mendojmë nuk ia themi askujt, ose shpesh herë i shkruajmë. Ka ndonjëherë momente, kur mund të jeni të lodhur dhe dëshironi të ndani gjërat tuaja me të tjerët, por më pas merreni me njëherë me fëmijën tuaj, i cili do të ketë bërë patjetër diçka gabim. Kjo ndodh përgjithësisht me prindërit e fëmijëve që kanë probleme mendore.
Ne kemi nevojë për të folur me njëri-tjetrin. Për të folur se si fëmijët tanë kanë nevojë të shkojnë çdo dy javë në spital, e për gjithçka tjetër që na shqetëson. Jam e sigurt që ka prindër që çdo ditë nuk flenë gjumë normalisht, pasi lexojnë vazhdimisht këshillat e terapistëve të ndryshëm.

Hannah Greico

Ne duhet të jemi të kujdesshme më shumë se të tjerët, duhet të kemi kujdes kur jemi në shtëpi, duhet të jemi të kujdesshëm kur shkojmë në punë dhe pavarësisht se fëmijët janë ë rritur ne përsëri duhet të jemi më të kujdesshëm se prindërit që kanë fëmijë normal. Pjesa më e madhe prej nesh janë të lodhur duke rregulluar gjithnjë dollapin që, do të shkatërrohet përsëri pas dy minutash, duke u përpjekur që çdo mjet i dëmshëm në shtëpi të jetë i fshehur, apo çdo hap që d të hedh fëmija të mos jetë i dëmshëm, apo të mos e nevrikosë.
“Mendoj se jam i qartë për çfarë ndjej. Çrregullimi i humorit po më kap edhe mua. Mbaj mend kur isha 13 vjeç mora një jastëk dhe duke mbuluar fytyrën me të ulërita shumë fortë, e më pas qava me orë të tëra, duke u lutur që dikush të më donte, pavarësisht se të gjithë njerëzit më donin. Por cili është realiteti, përveç asaj që shohim në sytë tanë,” ky është mesazhi që i nisa një mikeshës time sot në mëngjes.
Ajo është në të njëjtat kushte si unë dhe më kupton në çdo fjalë që them. Njëjtë se unë ajo ka një fëmijë me probleme mendore, por ndryshe nga unë ajo është më e fortë dhe me më besim në vetvete.
Hera-herës burri im zgjohet në mesnatë dhe më pyet “pse je akoma zgjuar”, ndërkohë që shikon nga telefoni që mbaj në duar. Ai menjëherë kthjellohet dhe e di që po kërkoj grupe mbështetëse, në Facebook për të gjetur prindër të tjerë, të cilët kanë fëmijë me të njëjtat problem si vajza ime.

Unë jam një avokate që mbroj të drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe shpesh herë ndihmoj, njerëzit në nevojë për të përfitur pensionin e tyre, por ndonjëherë kam nevojë që dikush të më ndihmojë mua. Nuk jam hipokrite dhe sëmundjen e fëmijës tim nuk e shoh si dhuratë dhe nuk kam turp të them se shpesh herë jam e lodhur dhe nuk do ndaloj kurrë së mësuari vajzën time që të luftojë sëmundjen e saj. Ndërsa, këshilloj çdo prind të jetë realist dhe të jetë i përgatitur për vështirësitë. Sëmundjet mendore, vetëm dhembin. Unë vazhdimisht e imagjinoj vajzën time të lumtur, por nuk mund të jetë e lumtur vetëm.
“Ne duhet të përpiqemi të qetësojmë simptomat e vajzës tuaj, por kjo nuk do të arrihet nëse ajo qëndron vetëm në shtëpi,” më thotë psikiatri i saj.
Gjithçka, që duhet të bëjnë prindërit për veten është të përpiqen të komunikojnë me prindërit e tjerë, me grupe prindërish, të ndajë problemet që ka për fëmijët dhe mbi të gjitha, të marrë kohë për veten dhe të argëtohet disi. Gjithashtu, duhet të ketë edhe programe qeveritare që mundësojnë krijimin e grupeve të prindërimit. Ndonjëherë dua t’i bërtas këtyre mjekëve dhe terapistëve sepse ata i dinë gjërat vetëm në teori. Ata kurrë nuk kanë provuar që fëmija i tyre t’i godasë në bark shumë fortë apo sjellje të tjera që dhëmbin. Edhe pse vajza ime është gjithçka që kam, librat dhe këshillat nuk mjaftojnë për të qenë të lumtur dhe ne duhet të bëjmë më shumë për t’u ndjerë më mirë./The Washington Post/
*Hannah Grieco është një avokate dhe shkrimtare në Arlington, Uashington.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë