Analize

Ç’do të ndodhë pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin?

Trump

Me një lëvizje të penës, Presidenti Donald Trump ka rrezikuar një marrëveshje që mbante nën kontroll ambicjet bërthamore të Iranit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë sulmoi ashpër marrëveshjen duke vënë në pah mangësitë e saj, por nuk ofroi asnjë politikë alternative serioze për ta zëvëndësuar. Tanimë Trump e ka çuar diplomacinë amerikane drejt një diskursi përplasjeje me disa nga aleatët më të afërt të Uashingtonit.

Nuk janë të paktë ata që frikësohen se tërheqja e SHBA-së mund të ketë sjellë një luftë katastrofale në Lindjen e Mesme, e cila duket se po troket dita-ditës. Marrëveshja bërthamore e nënshkruar më Iranin në vitin 2015, e njohur ndryshe si JCPOA (Plani i Përbashkët i Veprimit) nuk ka marrë ende fund por ndodhet padyshim buzë vdekjes. Tani gjithçka varet nga reagimi i iranianëve. Presidenti Hassan Rouhani ka qenë një mbështetës i madh i marrëveshjes. Ai e ka bërë të qartë se do të përpiqet të bashkëpunojë me evropianët mbi mundësinë për ta mbajtur marrëveshjen “në këmbë”. Por Hassan përballet me kundërshtime të forta nga armiqtë e brendshëm, disa prej të cilëve dëshirojnë madje që Irani të dalë edhe nga Traktati i Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (NPT).

Presidenti  izraelit, Hassan Rouhani

Një marrëveshje që “çalonte” por funksiononte

Marrëveshja nuk ishte e përsosur. Ajo nuk mbulonte një sërë veprimtarish shqetësuese të iranianëve, nga programi për prodhimin e raketave e deri tek sjellja agresive ndaj fqinjëve. Por me gjithë të metat e saj, ajo mbulonte programin e sofistikuar dhe mbresëlënës bërthamor të Iranit dhe impononte një serë kufizimesh mbi aktivitetet bërthamore të Teheranit.

Në rastin më të mirë mund të thuhet se marrëveshja e pengoi Iranin të afrohej me një “pike shpërthimi”, që mund të çonte drejt prodhimit të një bombe bërthamore. Në rastin më të keq mund të themi se thjesht vonoi përplasjen e madhe mes Iranit dhe SHBA-së. Megjithatë, nëse nuk do të kishte ekzistuar marrveshja, Izraeli dhe Irani mund të ishin përfshirë në një luftë shkatërrimtare.

E vërteta e papërshtatshme për Donald Trump është se deri tani, marrëveshja bërthamore po funksiononte. Të gjitha vendet e tjera që e kanë nënshkruar besojnë se Irani ka vepruar në përputhje të plotë me kushtet e saj, përfshitë edhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe Sekretarin amërikan të Shtetit, Mike Pompeo. Por pavarësisht kësaj, Trump deklaroi se marrëveshja me Iranin ishtë ndërtuar në kushte të zymta.

Drejt një rrugë e rrezikshme

Pas tërheqjes së SHBA-së, Teherani do të përballet me një betejë të brendshme dhe fituesi do të përcaktojë nëse marrëveshja mund të shpëtohet. Nëse forcat e moderuara në Iran do të vendosin për shpëtimin e marrëveshjes, atëherë evropianët do jenë ata që do të luajnë një rol vendimtar.

Macron, May dhe Merkel

BE-ja duket se është e tronditur nga vendimi i Presidentit Trump dhe është e aftë të bëjë gjithçka që të shpëtojë marrëveshjen, edhe nëse kjo do të zemëronte Shtëpinë e Bardhë. Do duhet kohë që kompanitë evropiane të përballen me sanksionet e Departamentit amerikan të Thesarit, duke i dhënë kohë Europës që të mbledhë një serë idesh, mendimesh dhe përpjekjesh diplomatike për të eksploruar sa liri veprimi do të ketë SHBA-ja.

Megjithatë, ndodhemi në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme. Çfarë do të ndodhë nëse marrëveshja merr fud njëherë e përgjithmonë dhe Teherani do të rrisë aktivitetet bërthamore? A është ky momenti i një përçarjejje serioze transatlantike?

Sikur të mos mjaftonte fakti që Lindja e Mesme është shkatërruar nga lufta, Irani dhe Izraeli janë përfshirë edhe në përplasjet në Siri dhe rrezikojnë një konfrontim të gjithanshëm. Irani është përballur me një serë sulmesh ajrore kundër bazave ushtarake dhe aleatëve të tij dhe tanimë është i etur për hakmarrje. Sikur të mos mjaftonte kjo, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka qenë lideri kryesor që e ka nxitur Presidentin Trump të heqë dorë nga marrëveshja bërthamore

A ka SHBA-ja një “Plan B”?

Presidenit Trump terhiqet nga marreveshja

Një pjesë e qëllimit të marrëveshjes ishte ta mbante Iranin larg krijimit të bombe bërthamore Kjo do t’i jepte kohë të mjaftueshme fuqive botërorë për të ushtruar presion ndërkombëtar. Por nëse marrëveshja dështon dhe Irani ndërton një bombë bërthamore, vende të tjera si Arabia Saudite do të inkurajoheshin që të prodhonin po ashhtu arsenale bërthamore.

Ky vendim, i marrë rreth 18 muaj pas apo më shumë në detyrë, ndoshta shënon fillimin e politikës së jashtme reale të Donald Trump, për të cilën shumë kritikë do të thoshin se bazohet në instikte dhe jo në fakte empirike.

Por edhe ata që pajtohen me vendimin e Presidentit Trump kanë lëne një me pyetje themelore pa përgjigje: Ku është "Plani B"?/BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë