Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi të enjten një ligj të ri, sipas të cilit, çdo organizatë e huaj, përfshirë ato të themeluara nga organet shtetërore të vendeve të treta, mund të shpallen “të padëshirueshme”.
Ligji nuk vlen për organizatat ndërqeveritare ndërkombëtare pjesë e të cilave është Rusia, e as për organizatat e inkorporuara në struktura qeveritare të vendeve të huaja.
Në qershor, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjeti se Rusia e shkeli Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut kur i shpalli “të padëshirueshme” disa organizata të huaja që veprojnë në Rusi, ndër to edhe Radion Evropa e Lirë (REL).
Sipas regjistrit, REL-i është entiteti i 142-të që është përfshirë në listë.
Përfshirja në listë nënkupton që një organizatë nuk mund të operojë në Rusi, dhe qytetarëve të Rusisë u ndalohet bashkëpunimin me të, sepse në të kundërtën rrezikohen nga ndjekja penale. REL
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.