Iker Casillas, pritet të jetë rivali i Luis Rubiales në zgjedhjet e ardhshme për president të Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF). Ish portieri i Real Madrid, i cili aktualisht aktivizohet me ekipin portugez të Porto-s, pritet t’i japë fund karrierës si futbollist për tu bërë presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Spanjës. Sipas gazetës spanjolle El Larguero, Casillas, tashmë ia ka komunikuar vendimin e tij, Këshillit Kombëtar të Sportit.

Në një sondazh të realizuar nga MARCA, 94 qind e të pyeturve treguan hapur mbështetjen e tyre për kandidaturën hipotetike të Casillas. 38-vjeçari tashmë është takuar me disa nga ish-kolegët e tij të kombëtares, në mënyrë që ta ndihmojnë në garën për president.
Iker Casillas ka fituar gjithçka në karrierën e tij si në klube dhe me kombëtaren. Është shpallur portieri më i mirë i botës katër herë radhazi. Ka fituar dy herë Evropianin dhe një herë Kupën e Botës. Pesë herë La Liga, tre herë Champions- in, 4 herë Superkupën dhe dy herë Kupën e Mbretit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




