Çantat e dorës janë kthyer në një nevojë më e madhe tani që patjetër duhet të kemi me vete një që të fusim dezinfektantë, maska apo dhe produkte të tjera që pandemia na i ka shtuar në përditshmërinë tonë.
Edhe pse dizajnuesit i kanë projektuar çanta e tyre para shumë kohësh, për fatin e tyre të mirë, disa nga ato çanta i përshtaten nevojave tona aktuale.
Mund të marrin për shembull çantën nga Louis Vuitton që pa frikë mund të fusësh çdo gjë që të duhet në të, pa përmendur pastaj çantën nga Luniform që le të themi se mund të fusësh gjithë produktet e shtëpisë në të.
Gjithsesi, le ti shohim katër nga çantat që janë perfekte për produktet që pandemia na detyron të mbajmë me vete e në të njëjtën kohë mund të kombinojnë mjaft mirë me veshjen e gjithsecilës.
Një çantë aq elegante por që mund të fusësh fare mirë çdo gjë të nevojshme. Lëkura që shkëlqen si dhe forma e saj gjysmëhënë është një bonus që e bën një ndër më të preferuarën.
Ëndrra e çdo femre, një çantë që mund të fusësh çdo gjë dhe prape të kesh hapësirë në të. Gjithashtu është trendi i momentit kështu që do të jeni dhe pjesë e “njerëzve me stil”.
Është perfekte për udhëtime, normal aq udhëtim sa na lejohet të bëjmë deri tani.
Të gjithë ato që punojnë nga shtëpia do ta dashurojnë këtë. Një çantë lëkure e butë, ideale për të mbajtur telefonin, një stilolaps apo diçka që ju duhet patjetër kur lëvizni nga njëra-dhomë në tjetrën.
Kjo ndërkohë është për ato që pavarësisht periudhës, duan të jenë trendi dhe të kombinuar deri në aksesorin e fundit. Përveç kësaj, të lejon dhe të fusësh ato gjërat që janë të bezdisshme por që duhet të merren me vete.
Burimi: Wall Street Journal. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.