Bota

Cameron takon Trump para vizitës në Uashington për zhbllokimin e ndihmës për Ukrainën

Gazeta Si- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, u takua me ish-presidentin amerikan Donald Trump në Florida, përpara një vizite zyrtare dyditore në Uashington me qëllim zhbllokimin e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën.

Vetë Trump, i rinominuar për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e nëntorit të ardhshëm kundër presidentit Joe Biden, është mbështetësi kryesor i bllokimit të mbështetjes ushtarake, i ndjekur nga zyrtarët e zgjedhur të partisë së tij, të cilët po pengojnë nisjen e paketës së fundit prej 60 miliardë dollarësh, duke kufizuar Kievin për t’u mbrojtur mga agresioni rus.

Për të shpjeguar takimin, Ministria e Jashtme Britanike kujtoi se është “praktikë e zakonshme që ministrat të takohen me kandidatët e opozitës si pjesë e angazhimeve të tyre ndërkombëtare”.

Cameron ka takime të planifikuara me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken dhe udhëheqësit e kongresit.

Trump ka shprehur vazhdimisht dyshime për ndihmën për Ukrainën dhe ka vënë në pikëpyetje angazhimin e Amerikës ndaj NATO-s, aleancës ndërkombëtare të cilën SHBA-ja është zotuar ta mbrojë kur është e nevojshme.

Siç është thënë më tej, në vizitën e tij në Uashington, Cameron do të paralajmërojë se suksesi i Kievit në mposhtjen e Rusisë është “jetik për sigurinë amerikane dhe evropiane” pasi ai u kërkon ligjvënësve të miratojnë ndihmën e mëtejshme “urgjente” për vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë