Politike

Cameron: Kalimi i anijeve me emigrantë të paligjshëm shqiptarë ra me 90% për vitin 2023

Para vizitës në Tiranë, sekretari i jashtëm i Britanisë, Davis Cameron ka dhënë një prononcim për mediat. Ai thotë se partneriteti me Shqipërinë po jep rezultat për dy popujt, si edhe në trajtimin e emigracionit të paligjshëm. Cameron thotë se mbërritja e anijeve me emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ra me 90% për vitin që lamë pas.

Ndërkohë, Cameron thekson se dy vendet po forcojnë partneritetin përmes lidhjeve tregtare, por edhe duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Partneriteti ynë me Shqipërinë po jep një rezultat si për njerëzit tanë, ashtu edhe për të luajtur një rol kyç në trajtimin e migracionit të paligjshëm. Mbërritjet e anijeve të vogla nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ranë me mbi 90% në vitin 2023, që do të thotë se më pak shqiptarë po bien në duart e bandave kriminale dhe po bëjnë kalime të rrezikshme në Kanal.

Së bashku ne po forcojmë partneritetin tonë, po forcojmë sigurinë evropiane, duke investuar në gjeneratën e ardhshme të të rinjve, duke ndërtuar lidhje tregtare dhe duke trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar për të siguruar që ne të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për vendet tona.”

Sipas marrëveshjes së re të kthimit, të nënshkruar me qeverinë shqiptare, Britania e Madhe ka larguar 26,000 njerëz në dymbëdhjetë muajt e fundit, duke përfshirë afro 6,000 shqiptarë.

Gjatë vizitës në Shqipëri, ai do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Edi Rama, si dhe me presidentin shqiptar Bajram Begaj dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani për një sërë çështjesh, duke përfshirë trajtimin e migracionit të paligjshëm, krimin e organizuar, sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e palëkundur të të dy vendeve për Ukraina përballë agresionit rus.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë