Nga Gazeta 'Si'- Policia e Tiranës ka sqaruar të vërtetën për pilulën ngjyrë jeshile në formë çamçakëzi që dyshohet se përgjum fëmijët dhe u gjet në një shkollë në Yzberisht.
Me anë të një njoftimi ajo deklaroi se ka sekuestruar tabletën dhe nga analizat në sektorin e toksikologjisë pranë ISHP ka rezultuar se kjo tabletë nuk përmban lëndë psikotrope.
Sipas analizave, kjo tabletë ka në përbërje vitaminë E.
Pavarësisht këtij rezultati të nxjerrë, Policia njoftoi se do të vazhdojë kontrollin dhe monitorimin në të gjitha shkollat.
Denoncimi
Rasti për çamçakëzin që dyshohet se përgjum nxënësit e shkollave në Tiranë u bë i ditur nga një mësuese e një shkolle 9-vjeçare në Tiranë, e cila lajmëroi prindërit e nxënësve të një klase, pasi ajo kishte vënë re një substancë që ka formën e një çamçakëzi, i cili përdoret nga disa fëmijë.
Mësuesja kishte konstatuar se nga përdorimi i këtij “çamçakëzi” fëmijët pësojnë një gjendje përgjumjeje dhe është e dëmshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.