Ka ndodhur

‘Call Center’ që mashtronte të huajt me bursa fiktive, arrestohen 5 persona në Tiranë

Gazeta Si – Pesë persona janë arrestuar në një “Call Center” në Tiranë, ku mashtroheshin shtetas të huaj përmes telefonatave për të investuar në bursa fiktive.  

Policia thotë se tre prej tyre janë arrestuar (menaxheri dhe dy punonjës), ndërsa dy punonjëse janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Po ashtu, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona të tjerë që e kishin marrë me qira ambientin.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient në Selitë, që ishte përshtatur si call center. Në këtë ambient, janë kapur në flagrancë shtetasi K. S., i dyshuar si menaxher i kësaj veprimtarie, dhe 4 punonjës, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive. Nga hetimet dyshohet se ambienti ishte marrë me qira nga shtetasit E. S. dhe A. K. me qëllim për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme. Në vijim të veprimeve procedurale:

-u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 25 vjeç;

-u arrestuan shtetasit F. K., 24 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, punonjës;

-nisi procedimi penal për shtetaset E. Sh., 22 vjeçe dhe E. Z., 19 vjeçe, punonjëse; -u shpallën në kërkim shtetasit E. S., 34 vjeç (vëllai i K. S) dhe A. K., 35 vjeç. Punohet për kapjen e tyre”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë