Ka ndodhur

‘Call Center’-a të paligjshëm në Shkodër, qindra të shoqëruar në polici

Gazeta Si – Një aksion policor është duke u zhvilluar ndaj qendrave të “Call Center”-ave të dyshuara si të paligjshme në qytetin e Shkodrës.

Rreth 150 persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë ne pyetje, në lidhje me punën e tyre dhe veprimtarinë e kompanive ku punojnë.

Burime jo zyrtare shprehen se një pjesë e punonjësve janë paraqitur vullnetarisht në komisariat. Dyshohet se përmes mashtrimit, ata përfitonin shumë të konsiderueshme nga qytetarët europianë.

Deri me tani,  nuk ka asnjë të arrestuar. Dy “call center”-a në zonat  e njohura si “Ura Dervishbeg” dhe pranë teatrit “Migjeni” janë boshatisur nga policia.

Rreth 3 muaj më parë, policia e Shkodrës zhvilloi një aksion masiv, duke arrestuar disa persona të dyshuar për mashtrim përmes Call Center-ave por ne fund të gjithë u liruan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë