Politike

Caktohet renditja e partive në fletën e votimit, PD e para. PS mban numrin pesë

Nga Gazeta ‘Si’– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të mbajë numrin 1 në fletën e votimit, ndërkohë që Partia Socialiste mban numrin 5.

Partia e dytë do të jetë Partia Mundësia e Agron Shehajt, ndërkohë që vendi i tretë me short i ra Partisë “Lëvizja Atdheu”.

Sipas shortit që u hodh, numrin e katërt e mban partia e Lulizm Bashës, “Koalicioni Euroatlantik”.

RENDITJA E PARTIVE NË FLETËN E VOTIMIT

1-            Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore

2-            Lëvizja Bashkë

3-            Lëvizja Atdheu

4-            Partia Koalicioni Euroatlantik

5-            Partia Socialiste

6-            Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”

7-            Aleanca Kombëtare

8-            Aleanca Demokracia e Re

9-            Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”

10-          Partia Mundësia

11-          Partia Socialdemokrate


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë