Gazeta Si – Erjon Çela është gjyqtari i posaçëm që do të shqyrtojë paraprakisht dosjen e ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj, i pandehur për aferën e inceneratorit të Elbasanit së bashku me 10 persona të tjerë.
Çela u caktua me anë të një shorti elektronik dhe do jetë gjyqtari që do vendosë nëse dosja do kalojë apo jo për gjykim.
Ndaj Ahmetajt, rëndojnë akuzat e korrupsionit pastrim parash dhe fshehje pasurie. SPAK thotë se Ahmetaj nëpërmjet Klodian Zotos dhe Ergys Mërtirit (të shpallur në kërkim) dhe i ndihmuar nga disa biznesmenë të tjerë, ka përfituar asete dhe shuma monetare për shpenzime në udhëtime apo investime në apartamente.
Një pjesë e rëndësishme e akuzave lidhet me fshehjen e pasurisë, ku sipas hetimeve janë identifikuar të paktën 15 raste të mosdeklarimit të pasurive, përfshirë vila dhe shpenzime të konsiderueshme jashtë vendit.
Përveç Ahmetajt, SPAK ka dërguar me gjykate dosjen dhe për 10 persona të tjerë, përfshirë ish-bashkëshorten dhe bashkëjetuesen aktuale si dhe disa biznesmenë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje