Politike

Bylykbashi: Pezullimi i fondeve nga IPARD do përfundojë me hetime për korrupsion

Në Partinë Demokratike të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi, organizoi një tryezë për bujqësinë.

“Unë do ndalem shkurtimisht në tre elementë në këndvështrim politik. Më pas këtu jemi bashkë me anëtarët e Departamentit të Bujqësisë së PD, që ka shumë më tepër nga sa jemi sot prezent, që përfshin figura me kontribut akademik, profesional, konkret në sektorin e bujqësisë. Kanë kontribuar në qeverisjen e PD, ku bujqësia pati fokus të rëndësishëm, por vazhdojnë të kontribuojnë me ide, me oponencë apo me qëndrime në këtë kohë dhe unë i falënderoj për punën e jashtëzakonshme që bëjnë.

Do nënvizojë tre elemente shkurtimisht.

Bujqësia, në modelin me të cilin Edi Rama keqqeveris dhe masakron të gjithë aspektet e ekonomisë dhe interesit publik, do nënvizoja tre elemente.

Bujqësia është shembull për vjedhjen, është shembull për politikën antikombëtare, është shembull për shpopullimin”, tha Bylykbashi.

Më tej, ai nënvizoi: “Ajo që tashmë dimë si skandali që ka plasur me fondet e Ipard të dhëna nga BE, që ka pezulluar fondet dhe ka hapur hetimet, të cilat jam i sigurt që duhet të përfundojnë patjetër në hetime antikorrupsioni dhe ministra dhe zyrtarë të Edi Ramës duhet të vihen para drejtësisë.

Qartazi shqetësimi i BE, tregon se komponenti i vjedhjes, grabitjes të fondeve jo vetëm të buxhetit të shtetit, por tashmë guxojnë edhe fondet e BE, është një koncept qeverisje, me të cilin Edi Rama çon përpara këtë sektor.

Theksova aspektin e politikave antikombëtare, por sigurisht më gjatë për këtë do flasin kolegët.

Elementi i tretë është shpopullimi. E filloi me reformën territoriale. Zhduku komunat, që në Kushtetutë kishin aspektin rural, shërbenin në territor për të dhënë një kontakt të drejtpërdrejtë me interesat dhe zhvillimin rural të komuniteteve, duke bërë të mundur që bujqit, fermerët dhe popullata të kishte mundësi të kontakte politikanin e zgjedhur”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë