Futboll

Bylis ka harruar të fitojë, pikë “Evrope” për Laçin

Është mbyllur me rezultatin 2-1 ndeshja mes Laçit dhe Bylisit, sfidë e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.

Skuadra ballshiote nuk ka arritur të sigurojë ende fitoren e parë në kampionat për këtë vit. Në pjesën e parë dominuan vendasit, që vendosën në vështirësi mbrojtjen e Bylisit, ku bie në sy një gol i anuluar për Laçin nga Kyrian Nwabueze.

Pjesa e dytë nisi me dëmtimin e Nwabueze, i cili u detyra të linte fushën. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 56-tw, falë Grecës që nuk fali përballë Hidit. Miqtë nuk dorëzohen, ku në minutën e 64-të barazohen shifrat, me Mazzone që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 86-të, Donald Rapo i ardhur nga stoli, përfiton nga një gafë e Isli Hidit, për të vulosur rezultatin në 2-1. Pas kësaj ndeshje, Laçi ngjitet në kuotën e 41 pikëve, ndërsa Bylis mbetet me 35 pikë.

https://streamable.com/jy4by

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë