Bashkimi Europian përmes buxhetit të tij në këto 7 vite, i ka alokuar 39 % të tij rritjes së qëndrueshme dhe burimeve natyrale. Në të përfshihen bujqësia, zhvillimi rural, peshkimi dhe mjedisi. 34 % ka shkuar për kohezionin ekonomik, social dhe territorial. Kjo nënkupton kërkimin shkencor dhe inovacionin, teknologji IT, ndërmarrje të mesme dhe të vogla, transport, punësim dhe mes drejtimeve të tjera shkojnë edhe për ndryshimin e klimës.
Buxheti i BE-së është unik dhe disi i ndryshëm krahasimisht me buxhetet kombëtare. Ndërsa buxhetet kombëtare përgjithësisht shkojnë për sigurimin e shërbimeve publike dhe për sigurinë e sistemeve sociale, buxheti i BE-së ka për qëllim investimet. Ky ndërtohet mbi një planifikim afatgjatë dhe mbi qëndrueshmëri që është parakusht për planifikimin e investimeve.
Buxheti i BE-së përfaqëson gati 1 % të ardhurave totale bruto të 28 vendeve të BE-së. Komisioni Europian është shprehur se 1 trilion i këtij buxhetit nga 2014 në 2020 është e barabartë me një filxhan kafe në ditë të seicilit nga 440 milionë qytetarëve të BE-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.