Financa Personale

Buxheti i vitit 2026, Rama: Nga janari rritje pensionesh muaj për muaj përtej indeksimit!

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të martë se nga janari i vitit të ardhshëm, pensionet do të kenë një rritje të shtrirë muaj për muaj, përmbi indeksimin e përvitshëm.

Konkretisht, sipas kategorive, në fund të mandatit, Rama thekson se synohet që pensionet të rriten si më poshtë:

Pensioni urban me vite të plota pune, 40 mijë lekë të rinj nga 27 mijë që është sot

Pensioni urban i pjesshëm: 22 mijë lekë të rinj nga 15 mijë që është sot

Pensioni rural: 18 mijë lekë të rinj nga 11 mijë që është sot

Pensioni familjar: 18 mijë lekë të rinj nga 11 që është sot

Pensioni i invaliditetit: 30 mijë lekë të rinj nga 20 mijë që është sot

Kujtojmë se pasditen e djeshme, 3 nëntor, Këshilli i Ministrave ka miratuar projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili tanimë pritet të marrë dritën jeshile në Kuvend.

Në deklaratë për mediat, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se buxheti duhet miratuar jo përtej 15 ditëve të para të muajit dhjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë