Nga Gazeta “SI” – Për 6 muajt e parë të vitit 2022 shteti arkëtoi 279.3 mld lekë, me rritje 45% nga një vit më parë, ndërsa shpenzimet kanë rezultuar 263 mld lekë, duke dhënë një suficit prej 16.09 me lekë, kur një vit më parë, buxheti rezultonte me deficit prej 29.24 mld lekë.
Shpenzimet e përgjithshme publike krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 kanë rezultuar 213 milion lek më pak, sipas Ministrisë e Financave dhe Ekonomisë.
Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 6 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 226.3 miliard lekë dhe 29 miliard lekë.
Shpenzimet korente krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kanë rezultuar rreth 9.9 miliard lek më shumë.
Shpenzimet kapitale krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky rezultojnë rreth 17.65 miliard lekë më pak.
Të ardhurat sipas zërave
Të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat janë realizuar në 245.8 mld lekë, 43 mld lekë më shumë se një vit më parë.
Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 103 miliardë lekë, 18.3 miliardë lekë më shumë se 6 mujori 2021. Ato kryesohen nga TVSH-ja, e cila ka mbledhur 72.5 mld lekë, 1 mld më shumë se në 2021-shin.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 24.2 miliardë lekë, 1 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2.3 miliardë lekë, 1.1 miliardë më shumë se një vit më parë.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 3.9 miliard lekë, 584 milionë lekë më shumë se 6 mujori 2021.
Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 6 mujorin 2022 u realizuan në masën 142.8 miliardë lekë, 24.5 miliardë më shumë se 6 mujori i vitit të kaluar.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 18.6 miliardë lekë, 7.1 miliardë më shumë se 6 mujori 2021, por më pak se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 6 mujorin 2022. Rimbursimet për periudhën 6 mujore 2022 janë 7.9 miliardë lekë, 7.5 miliardë lekë më pak se 6 mujori 2021.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 24.9 miliardë lekë, 7.3 miliardë lekë më shumë se 6 mujori 2021.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 21.6 miliardë lekë, 2.5 miliardë lekë më shumë se 6 mujori 2021.
Taksat nacionale, për periudhën 6 mujore 2022 u realizuan në masën 20.7 miliardë lekë, 2.5 miliardë lekë më shumë se 6 mujori 2021.
Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 57 miliardë lekë, 5.2 miliardë lekë më shumë se 6 mujori 2021.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



