Plani ekonomik i Ministrisë se Financave tregon se të ardhurat totale të buxhetit të shtetit gjatë vitit 2021 janë parashikuar të jenë në vlerën e 479 miliard lekë me një rritje të parashikuar të ekonomisë me 5.5% ( rreth 16 miliard euro) dhe inflacion në nivel 2.4%.
Shpenzimet paarshikohen në vlerën e 587.6 miliardë lekë. Deficiti buxhetor parashikohet si 6.5% e PBB-së dhe borxhi publik të arrijë vlerën e 66.3% të PBB.
Në plan tregohen fondet që do të shkojnë për shëndetësinë, blerjen e vaksinave dhe rritjen e pagave të mjekëve, infermierëve dhe laborantëve në masën 40%, 2.2mld lekë për bonuset e lindjes, me kosto 4.5mld lekë.
Rritje të pagave të mësuesëve me 15% realizimin e planit të Paktit për Universitetet nën koston e 3.5mld lekë. Rreth 28mld lekë do të shkojnë për procesin e rindërtimit dhe 1.5 mld lekë për bonuset e qerave të familjaeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.